HomeAktualitetSport

Reali dhe City shfryjnë nervat, Juves nuk i mjafton Ronaldo, Manchesteri kthim të çmendur

Reali dhe City shfryjnë nervat, Juves nuk i mjafton Ronaldo, Manchesteri kthim të çmendur

E pabesuehsme, por e vërtetë! Manchester United fitoi 1-2 ndaj Juventusit. “Zonja e Vjetër” u duk se e kishte ndeshjen nën kontroll, pasi po fitonte me gol të Ronaldo në minutën e 65′. Mata barazoi në të 86′, ndërsa Alesx Sandro ktheu topin në rrjetë pas një gabimi të portierit.

Reali ka shfryrë nervat ndaj Plezenit, pasi ekipi madrilen fitoi 0-5. Golat u shënuan nga Benzema me hat-trick, Casemiro dhe Bale shtuan emrin në listën e golashënuesve.

Në ndeshjet e tjera, City fitoi 6-0 kundër Shaktor Donetsk. Ekipi i Pep Guardiolës u argëtua në fushë. Bayerni ktheu krizën dhe fitoi 2-0 ndaj Aekut. Në ndeshjet e tjera, Benfica baraxzoi 1-1 ndaj Ajaxit, ndërsa Lyon barazoi 2-2 ndaj Hoffenheim.