HomeAktualitetDiaspora

Referendumi për emrin e ri në Maqedoni është mbyllur zyrtarisht

Referendumi për emrin e ri në Maqedoni është mbyllur zyrtarisht

Nga të dhënat parprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mësohet se kanë votuar vetëm 34.09% e popullsisë, e përkthyer kjo në shifra 589.637 qytetarë.

Gjatë votimit nuk u regjistrua asnjë incident, raportojnë mediat maqedonase.

Kjo pjesëmarrje konsiderohet e ulët nga autoritetet maqedonase, në krahasim me numrin e përgjithshëm të votuesve, i cili ishte 1.8 milionë.

 Referendumi për emrin e ri në Maqedoni është mbyllur zyrtarisht.

Në rast se rezultati i referendumit do të jetë pozitiv, emërtimi i ri i fqinjëve tanë do të jetë “Maqedonia e Veriut”.

Votimi me shumicë pozitive, do ti hapte rrugë gjithashtu anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.