HomeAktualitetKryesore

Reforma në Drejtësi kthehet në ‘makthin’ e politikanëve, drejtoresha e BE zbarkon në Tiranë dhe takohet me Ramën

Reforma në Drejtësi kthehet në ‘makthin’ e politikanëve, drejtoresha e BE zbarkon në Tiranë dhe takohet me Ramën

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar me kryeministrin Edi Rama. Diskutimi mes tyre është përqendruar në përparimin e Reformës në drejtësi.

“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.