HomeBota

Regjistrohet fenomeni i rrallë/ Meteorologët japin alarmin, dëborë në mes të gushtit

Regjistrohet fenomeni i rrallë/ Meteorologët japin alarmin, dëborë në mes të gushtit

Një fenomen mjaft i rrallë ka ndodhur të premten në jug të Brazilit. Banorët e Curitiba dhe Tijucas Do Sul kanë dalë të festojnë rënien e dëborës mbrëmjen e së premtes. Ndërkohë në zonën e Rio Grande do Sul regjistroi edhe temperaturat më të ulta, në -8 gradë celcius.

Metereologët brazilianë dhe autoritetet përkatëse kanë lëshuar sinjalet e emergjencës për disa zona jugore të vendit si pasojë e motit mjaft të ftohtë. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, për t`i shpëtuar të ftohtit historik që ka goditur vendin. Brazili njohet si një nga vendet më tropikale për temperature të larta dhe plazhe të mbipopulluar.