HomeDosja X

Regjistruan një pronë me dokumente false: Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, djali i tezes së Kryemadhit

Regjistruan një pronë me dokumente false: Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, djali i tezes së Kryemadhit

Ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, është arrestuar këtë të mërkurë nga policia. Arestimi i 52-vjeçarit është bërë me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas një hetimi të lidhur me regjistrimin e një prone me dokumente false.

Mësohet se Ardian Kona, 52 vjeç, është djali i tezes së Kryemadhit.

Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim: Bledar Zerba me detyrë jurist në ASHK Durrës, Leandro Dervishi me detyrë hartograf në ASHK Durrës dhe Arta Demiraj, përfituese.

Nga hetimi ka rezutuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës.

Kryemadhi në anën tjetër po hetohet nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.