HomeAktualitet

Rekord historik në Rinas! “TIA” regjistron 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në aeroport!

Rekord historik në Rinas! “TIA” regjistron 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në aeroport!

Aeroporti i Rinasit regjistron rekordin historik në trafikun më të lartë të udhëtimeve ajrore.

Ka qenë pikërisht data 4 Gusht dita me trafikun më të lartë në historinë e Tirana International Airport.

Me 298 fluturime dhe 50892 pasagjerë që kaluan nëpër terminal. E krahasuar me ditën kulmore të vitit të kaluar (16 gushtin 2024) janë mbi 40 fluturime dhe mbi 6 mijë pasagjerë më shumë.

Lajmin e konfirmon vetë TIA me një postim në rrjetin social Facebook.

“Misioni ynë i përhershëm mbetet i njëjti: të lidhim Shqipërinë me botën. Një mirënjohje e veçantë për skuadrën tonë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë. Dhe për pasagjerët tanë: faleminderit që zgjidhni TIA-n”, shkruan kompania.

Shqipëria ka njohur rritje të vizitorëve dhe turistëve nga të gjitha pikat kufitarevitet e fundit dhe veçanërisht këtë vit, ku pritet të regjistrohet një tjetër rekord. Vitin e kaluar numri shkoi deri në 12 milionë vizitorë.