HomeSport

Renditja e UEFA-s; çfarë duhet për të pasur 5 skuadra italiane në Ligën e Kampionëve dhe si funksionon

Renditja e UEFA-s; çfarë duhet për të pasur 5 skuadra italiane në Ligën e Kampionëve dhe si funksionon

Liga e Kampionëve do të ndryshojë. Sezoni 2023-2024 mbyll epokën e tetë grupeve, si dhe atë të 32 skuadrave që luajnë në fazën finale. Turneu i ri do të fillojë në 2024-2025, me 36 skuadra dhe një grup të vetëm, nga ku do të dalin të kualifikuarit për në 16-she e kështu me radhë. Me kalimin në Ligën e re të Kampionëve, ligat evropiane kanë mundësinë të kenë një ekip më shumë se në të kaluarën.

Jo vetëm duke fituar kompeticionin e vitit të kaluar (në këtë rast 2023-2024), ose Ligën e Evropës të të njëjtit sezon, por duke marrë një vend shtesë falë rezultateve të të gjitha skuadrave të kombit përkatës në Champions League, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.

Italia, për shembull, mund të ketë kështu pesë skuadra në Champions League 2024-2025, direkt nga kampionati, pa pasur nevojë të fitojë Champions League ose “Europa League” 2023-2024.

Si mund të ndodhë kjo? Falë renditjes së UEFA-s, të përcaktuar në bazë të rezultateve të Interit, Milanit, Napolit, Lazios, Fiorentinës, Romës dhe Atalantës. Italia do të ketë pesë skuadra nëse e mbyll në vendin e parë ose të dytë renditjen e UEFA-s (për sezonin 2023-2024).

Renditja aktuale e përditësuar:

Italia – 17.714 pikë (katër ekipe të kualifikuara)

Anglia – 16.500 pikë (pesë ekipe të kualifikuara)

Gjermania – 16.500 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Spanja – 15.062 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Franca – 14.750 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Republika Çeke – 13.250 pikë (një ekip i kualifikuar)

Belgjika – 13.200 pikë (një ekip i kualifikuar)

Turqia – 11.500 pikë (një ekip i kualifikuar)

Portugalia – 10.666 pikë (një ekip i kualifikuar)

Hollanda – 10.000 pikë (një ekip i kualifikuar)

Aktualisht, Italia dhe Anglia do të kishin një ekip më shumë se zakonisht në Champions League 2024-2025 falë dy vendeve të para në renditjen e UEFA-s. Italia është ende e para dhe në “arrati”, ndërsa Anglia kaloi Gjermaninë pas ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Franca dhe Spanja janë ende në garë.

Renditja e UEFA-s bazohet në katër sezonet e mëparshme, plus vitin aktual. Në këtë mënyrë, në bazë të koeficientit të kampionatit në fjalë, mund të përcaktohet se sa skuadra pranohen në fazat e grupeve të Champions League, “Europa League” dhe Ligën e Konferencës, si dhe sa në preliminare.

Për shembull, Italia, si e treta në renditjen e UEFA-s, ka të drejtën e katër skuadrave në Ligën e Kampionëve, dy në “Europa League” dhe një në “play-off”-in e Ligës së Konferencës.