HomeAktualitet

Rendohet gjëndja e Kryepeshkopit Janullatos: Dërgohet me urgjencë për mjekim në Athinë

Rendohet gjëndja e Kryepeshkopit Janullatos: Dërgohet me urgjencë për mjekim në Athinë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos dërgohet për mjekim në Athinë. Lajmi bëhet me dije nga media greke ‘Protothema’, që shkruan se gjendja shëndetësore e Janullatosit, 95 vjeç, është rënduar.

Ndërsa burime pranë Kishisë Orthodokse në Tiranë bëjnë me dije se gjendja e Kryepiskopit në këto momente është e stabilizuar.

Sipas të njëjtave burime, dërgimi në Athinë kryhet për ta mbajtur nën kontroll rekuperimin shëndetësor të Fortlumturisë së tij.

Prej datës 30 dhjetor, Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë. Tashmë, Kryepeshkopi po dërgohet për kontrolle mjekësore në Athinë pasi ka pësuar një hemorragji në stomak.

Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë me një avion të Forcave Ajrore. Kryepeshkopi shtrohet në spitalin “Evangelismos”, i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus. Transportimin e tij u krye nga një ekip i posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi).