HomeKronike

RENEA, forcat Operacionale dhe FNSH operacion në Pogradec: Rrethohet banesa e të kërkuarit për vrasje Erjon Llapushi! Sekuestrohen armë dhe drogë!

RENEA, forcat Operacionale dhe FNSH operacion në Pogradec: Rrethohet banesa e të kërkuarit për vrasje Erjon Llapushi! Sekuestrohen armë dhe drogë!

Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec Operacioni ka në qendër sekuestrimin e drogës, armëve e kapje të personave në kërkim.

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar gjithashtu edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.

Pas përfundimit të operacionit raportohet se Policia ka 14 persona të shoqëruar dhe sekuestron mbi 100 mijë euro