HomeAktualitet

Reperi i “madh” Stresi pasi blokoi Bregoviçin tani bënë thirrje: Bojkotojeni reperin e famshëm Maluma! Njerëzit nuk kanë bukë, këta paguajnë koncerte

Reperi i “madh” Stresi pasi blokoi Bregoviçin tani bënë thirrje: Bojkotojeni reperin e famshëm Maluma! Njerëzit nuk kanë bukë, këta paguajnë koncerte

Këngëtari me famë botërore Maluma do të mbajë këtë të hënë koncertin e tij në Tiranë në kudër të turit që po zhvillon në Europë “Papi Juancho Tour”.

Por “reperi i madh” Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi i Saliut, u ka bërë thirrje të gjithëve që ta bojkojnë koncertin e artistit të madh kolumbian.

Reperi ka postuar një story në llogarinë e tij personale në Instagram, ku iu bën thirrje të gjithë ta bojkotojnë koncertin e Maluma-s dhe duke fyer Erjon Veliajn si organizator.

“Populli nuk ka bukë për të honger? Dhe e dini sa ka shkuar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mieuro organizim nga krye k*** Erjona. Bojkotojeni këtë koncert”! shkruan analfabeti Stresi duke e shoqëruar me foton e një artikulli që tregon çmimet e grumbulluara nga biletat.

Përveç Maluma-s, në këtë koncert do të këndojë edhe artistë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Elgit Doda.