HomeAktualitetDebat

REPLIKAT me Artan Hoxhën për “të fortët”, Rama”: Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin. S’ndjej gjë për ta, veçse marr frymë thellë kur vriten

REPLIKAT me Artan Hoxhën për “të fortët”, Rama”: Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin. S’ndjej gjë për ta, veçse marr frymë thellë kur vriten

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me gazetarin Artan Hoxha në emisionin “Repolitix” në Report TV, për vrasjet e ndodhura së fundmi në vend.

Artan Hoxha i përmendi kreut të qeverisë vrasjen e pazbuluara të ndodhura së fundmi , por teksa u ndal te atentati në Durrës, Rama tha:

“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin”.

“Vrasjen e njeri-tjetrit ta bëjnë dhe janë të lutur ta bëjnë”, shtoi Rama.

Artan Hoxha: Po si, mund të vriten njerëz të pafajshëm?

Edi Rama: Unë po them kur vrasin njer-i tjetrin.

“Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzin në amjentet publike”, tha Rama.