HomeAktualitet

REPLIKAT/ Rama e Berisha përplasen në Kuvend: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty

REPLIKAT/ Rama e Berisha përplasen në Kuvend: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty

Sali Berisha ka kërkuar fjalën menjëher pasi kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit, ku edhe pranoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon për karburantet.

Kërkesa e Sali Berishës për të marrë fjalën në Kuvend pasi mbaroi kryeministri Edi Rama ka shkaktuar debat dhe momente tensioni në seancë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindit Nikolla i ka dhënë fjalën Fatmir Mediut, ndërsa krah Berishës ka ardhur edhe Flamur Noka i cili duke ngritur zërin nga fundit i sallës së Kuvendit kërkonte fjalën për Sali Berishën.

Vetë ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza për më shumë se dy minuta duke mos i lënë radhë Fatmir Mediut të flasë nga foltorja e Kuvendit.

Në këtë moment një ndërhyrje ka ardhur edhe nga Edi Rama i cili ka thënë se nuk ka procedurë për personat “non grata”.

Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar

Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht, jo për Kuvendin.

Nuk ka procedurë për non gratat, je i padëshiruar.

Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë?

Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?

Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq Kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.

Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat.