HomeAktualitetKryesore

Restaurohet shkolla e parë shqipe, Rama publikon videon: Mësonjëtorja objekt i veçantë i trashëgimisë kulturore

Restaurohet shkolla e parë shqipe, Rama publikon videon: Mësonjëtorja objekt i veçantë i trashëgimisë kulturore

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke postuar një video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe në Korçë.

Kryeministri shprehet se aty fillimisht mësuan djemtë, por falë rilindasve edhe vajzat, ndërkohë që shumë shpejt do të hapë dyert për vizitorët.

Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë u hap më 7 mars të vitit 1887.MIRËMËNGJES me shkollën e parë shqipe, aty ku mësuan fillimisht djemtë por falë rilindasve edhe vajzat; të krishterë e myslimanë, të gjithë si forca e arsyes që me dije shkohet para.

Sot Mësonjëtorja është restauruar, si një objekt i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe së shpejti do të hapë dyert për vizitorët,”-shkruan Rama.