HomeAktualitetKryesore

“Reuters” zgjedh foton e javës, bojatisjen e Ramës në Parlament (Foto)

“Reuters” zgjedh foton e javës, bojatisjen e Ramës në Parlament (Foto)

Agjensia europiane “Reuters” ka shpallur foto jave spërkatjen me bojë.

Incidenti i enjtes së kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama u spërkat me bojë nga deputeti demokrat Edi Paloka nuk ka kaluar pa u vënë re.

Agjensia “Reuters” ka përzgjedhur pikërisht momentin e spërkatjes me bojë me shiringë nga deputeti demokrat, Edi Paloka ndërsa kryeministri Rama tenton të ‘vetëmbrohet’.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, shkruan në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.

Si duket spërkatja me bojë e kreut të qeverisë ka kapur edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.