HomeSport

REZULTAT HISTORIK/ Shpëtim Duro tregon është specialisti i Europës, Struga merr barazimin historik në transfertën me Zalgirisin

REZULTAT HISTORIK/ Shpëtim Duro tregon është specialisti i Europës, Struga merr barazimin historik në transfertën me Zalgirisin

Mbrëmja e sotme ishte historike për Strugën. Klubi shqiptar zhvilloi sot ndeshjen e parë në një kompeticion të UEFA-s.

Debutimi në Champions League u shoqërua me një rezultat historik. Shpëtim Duro ka treguar se është specialisti i ndeshjeve europiane.

Ekipi i udhëhequr prej tij ka arritur të marrë një barazim mjaft të rëndësishëm në transfertën e vështirë kundër Zalgirisit.

Përballja kundër kampionëve të Lituanisë ka përfunduar me shifrat 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Maqedoninë e Veriut.