HomeAktualitetDosja X

Rezultoi partnere në biznes me drejtoreshën e Sanatoriumit, Elisaveta Treska/ Reagon Shpresa Breçani: Te “Royal Hill” më emëroi Gjykata administratore të përkohshme. Vendimi jo nga pronarët!

Rezultoi partnere në biznes me drejtoreshën e Sanatoriumit, Elisaveta Treska/ Reagon Shpresa Breçani: Te “Royal Hill” më emëroi Gjykata administratore të përkohshme. Vendimi jo nga pronarët!

Shpresa Breçani, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të lajmeve sipas të cilave ajo ka qenë administratore e kompanisë së Elisaveta Treskës, drejtoreshës së sapoemëruar të Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në një reagim për mediat, Breçani i ka cilësuar këto lajme si dashakeqe, duke sqaruar se ajo ka ushtruar vetëm detyrën e administratores së përkohshme në kompaninë “Royal Hill”, me seli në Vorë.

Sipas saj, qëllimi i këtij emërimi ka qenë përmbyllja e procesit të falimentimit. Ajo thekson se shkrimet që kanë qarkulluar janë të pavërteta dhe sqaroi rolin e saj në këtë shoqëri:

“Në lidhje me shkrimet e rreme që kanë qarkulluar mbi bashkëortakërinë time dhe rolin tim si administratore në shoqërinë ‘ROYAL HILL’ sh.p.k., sqaroj se nuk kam qenë kurrë ortake e kësaj shoqërie, as administratore e emëruar nga pronarët e saj.

Unë jam emëruar administratore e përkohshme e falimentimit nga gjykata, në kuadër të një procedure falimentimi. Administratori i falimentimit i përgjigjet vetëm gjykatës dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë së debitorit.

Kompetencat e administratorit të falimentimit janë të kufizuara në mbikëqyrjen e shoqërisë dhe nuk përkojnë me kompetencat e administratorit të emëruar nga ortakët, sipas ligjit ‘Për Shoqëritë Tregtare’”, thuhet në reagimin e Shpresa Breçanit.
Vendimi Gjykates