HomeAktualitetDebat

“Rikthehen situatat si ato të 90-tës”! Ish zyrtari i larë i Partisë Demokratike zbardh skenarët: Lulëzimsat e sotëm janë edhe me keq nga enveristët

“Rikthehen situatat si ato të 90-tës”! Ish zyrtari i larë i Partisë Demokratike zbardh skenarët: Lulëzimsat e sotëm janë edhe me keq nga enveristët

“Pas 30 vitesh në vend janë rikthyer situata të njëjta me ato të viteve 90”, kështu ka deklaruar ish kreu i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elezi shkruan se Luli dhe drejtuesit e partisë i kërkojnë kryetarëve të degëve që të shajnë e fyejnë çdokënd që mendon ndryshe nga Basha dhe kërkon zgjedhje demokratike.

Sipas tij, ‘Lulëzimsat e sotëm janë edhe me keq nga enveristët se krahasimet i bejnë si duan.

Pas 30 vjetsh, mos u cudit !!!
Rikthehen situata te njejta me ato te 90-tes, ku shoku Ramiz dhe byroistet u benin thirrje sekretareve te pare dhe kryetareve te koperativave qe te cojne popullin ne kembe ne mbrojtje te figures se shokut Enver dhe atyre qe kerkojne mendimin ndryshe.
E njeta gje, vec e zhvendosur ne kohe, Luli dhe drejtuesit e partise i kerkojne kryetareve te degeve qe te shajne e fyejn cdokend qe mendon ndryshe nga Luli dhe kerkon zgjedhje demokratike.

Keta drejtues degesh te kujtojne identik sekretaret e pare dhe kryetaret e kooperativave, edhe pse busti kishte rene ata e kishin enverin ne zemer.

Studentave qe ngrinin zerin u thonin rrugac qe vec dine te bertasin.
– Si argument i kujtojne popullit arritjet e partise, dhe kur ju kujtohet se dyqanet nuk kishin buke, fillonin e i krahasonin me shifrat e viteve 30.

Keta Lulezimsat e sotem jane edhe me keq (nga enveristet) se krahasimet i bejne si duan. Thone jemi 165 mije vota ne rritje me 2017-en, me gropen qe krijuan vete, por harrojne se jane 58 mije vota me pak se zgjedhjet e 2013-tes. I thone humbjes fitore sy nder sy pa ju ardhur turp.

– Dhe kur dikush me mendje normale reagon fillojne i shohin si armiq , ju bejne ‘gjyqin’ pse flasin pa bere gje, pastrojne partine, e bejne top dhe bejne thirrje per luftra te reja.
Keta jane Lulezimsat e Partise.