HomeAktualitetKryesore

Rikthehet në krye të KLSH Bujar Leskaj pas dorëheqjes së kryetares së komanduar

Rikthehet në krye të KLSH Bujar Leskaj pas dorëheqjes së kryetares së komanduar

Pas dorëheqjes së Lindita Latit (Milo) si kryetare e komanduar e KLSH, mësohet se është kthyer në krye të këtij institucioni zoti Bujar Leskaj, i cili në përmbushje të detyrimit kushtetues duhet të rrijë në detyrë deri ditën që do të zgjidhet drejtuesi i ri nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lindita Lati është tërhequr nga ky post për të aplikuar në një detyrë të re.