HomeAktualitetDebat

Rindërtimi, Rama ironizon opozitën: Qentë pa dhëmbë nuk kanë çfarë bëjnë veçse të lehin, karvani do të ecë përpara

Rindërtimi, Rama ironizon opozitën: Qentë pa dhëmbë nuk kanë çfarë bëjnë veçse të lehin, karvani do të ecë përpara

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën , teksa ka publikuar disa foto nga rindërtimi i një banese të shembur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Rama thotë se banesat e katër banorëve të fshatit Xhafzotaj po marrin formë, ndërsa thekson se puna për rindërtimin po vijon.

“Rindërtimi vazhdon.

Shtëpitë e reja të Nuri Leçinit, Ervis Ballës, Shpëtim Ballës, Bedri Kastratit në Xhafzotaj, po marrin formë dita-ditës.

Puna vijon pa pushim për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit të shkuar.

Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan kreu i qeverisë ne rrjetet sociale.