HomeLifestyle

Rita Orën e lë i dashuri, arsyeja e tij do t’iu habis

Rita Orën e lë i dashuri, arsyeja e tij do t’iu habis

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora nuk është më në një lidhje me aktorin e njohur Andrew Garfield.

Sipas mediave rozë ndërkombëtare ka qenë aktori, ai që i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren shqiptare.

Aktori është ndarë nga këngëtarja me pretekstin se i duhej më shumë privatësi në jetën e tij dhe se Rita ishte e tepërt për momentin.

Kujtojmë këtu se ata ishin në një lidhje prej katër muajsh.

Një burim pranë këngëtares ka thënë për “The Sun”:

“Rita është copëtuar nga situata. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe ishte e vështirë për të pasi kaluan shumë kohë së bashku.

Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe këngëtarja mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre.

Karriera e saj është gjithnjë e më shumë në rritje dhe e jeta e saj është në qendër të vëmendjes ndaj, ai i tha se donte një jetë më private.”

Rita Ora dhe aktori u panë për herë të fundit bashkë në dhjetor të vitit të kaluar duke shëtitur në Londër.