HomeSport

Rival ukrainas, Jurgen Uldedaj gati të mbrojë titullin “WBC Youth Champion”

Rival ukrainas, Jurgen Uldedaj gati të mbrojë titullin “WBC Youth Champion”

Pas një ndërprerje nga Pandemia, këtë të shtune, më 17 Korrik, Jurgen Uldedaj (13-0-0), kampioni aktual botëror i dyfishtë në “WBO Youth” dhe “WBC Youth” deri 24 vjeç, në peshën Cruiserweight do të mbrojë titullin “WBC Youth Champion“ kundër boksierit nga Ukraina, Dymitri Serguta (7-1-0).

Rivali i tij nga Kievi, është një kundërshtar shumë serioz me shtatë nokaute në shtatë luftimet e tij fitimtare. Jurgen Uldedaj, edhe pse është pjesë e klubit gjerman “SES Boxing”, lufton për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në ring.

23-vjeçari lezhian është shqiptari i vetëm që mban dy tituj botërorë në dy federatat më të rëndësishme të boksit profesionist: WBO dhe WBC.

Me promotor Ulf Steinforth dhe nën drejtimin e trajnerit të tij, Dirk Dzemski, Uldedaj është në majat e ringut botëror, duke u rankuar në top 15 më të mirët në botë për peshën Cruiser, aktualisht i listuar i 11-ti në WBO dhe i 10ti në WBC.

Transmetim televiziv i duelit me Serguta (nesër, e shtunë): nga MDR – “SPORT im Osten – drejtpërdrejtë” në orën 22:35.