HomeAktualitetDebat

Robert Budina kryetari i shoqatës komike për mbrojtjen e Teatrit që nuk ekziston: Protestat tona paqësore nuk kanë dhënë rezultat, na rrahën me shpulla. Kauza jonë tani, të ikë Ardi Veliu

Robert Budina kryetari i shoqatës komike  për mbrojtjen e Teatrit që nuk ekziston: Protestat tona paqësore nuk kanë dhënë rezultat, na rrahën me shpulla. Kauza jonë tani, të ikë Ardi Veliu

Regjisori Robert Budina ka deklaruar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë protestë me 3 kërkesa shumë të qarta, teksa shtoi se shokët e tyre janë dhunuar fizikisht nga policia. Ai ka shtuar se nuk do të heqin dorë nga protestat deri sa të fitojnë të drejtat e tyre.

“Ne kemi dalë për aktin e dhunshëm që bëri policia e shtetit pa motive dhe ne gjykojmë që kjo është një dhunë psikologjike e fizike e policisë për të na inditimiduar, e para për të treguar forcën pas djalit dhe për të bërë ç’është e mundur që ne të tërhiqemi nga kjo luftë tre vjeçare paqësore.

Pa asnjë motiv i vunë prangat 4 anëtarëve. Kanë gjuajtur me shkelm në fytyrë, me shpullë një arkitektin, ky është një veprim që dënohet nga ligji është dhe përdhunues, dhe i kanë marrë celularin në rrugë, dhe shkarkimi i drejtorit të Policisë që t’u kthehet qytetarëve, do kemi protesta të tjera, në këto i kemi zgjatur në kohë për të formuar një mendim, nëse duam të provokojmë apo të përleshemi me paqësore, mjetet tona paqësore nuk e kanë dhënë rezultatin, ne do të protestojmë deri në pikën e fundit, deri sa të fitojmë të drejtat tona”, tha Budina për Report Tv.

Tre kërkesat e Alencës për Mbrojtjen e Teatrit:

1.Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.

2.Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu.

3.Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo t’i rikthehet qytetarëve.