HomeBlog

Romeo Kara paralajmëron politikanët: Pasuria juaj do të konfiskohet, fati i Llallës do të jetë fati juaj

Romeo Kara paralajmëron politikanët: Pasuria juaj do të konfiskohet, fati i Llallës do të jetë fati juaj

Juristi Romeo Kara, në një status në Facebook, ka komentuar sekuestrimin e pasurisë së ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kara shkruan se fatin e Llallës do e kenë të gjithë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.

Statusi i plotë:

Asnje meshire per politikanet e korruptuar.

Pasurite e tyre duhet te konfiskohen totalisht, pasi me vetedije ata kane kriminalizuar edhe pasurine e ligjshme, duke e perdorur per te pastruar pasurine e paligjshme.
Politika e zezë me ne fund po fillon te humbi kontrollin e situates.

Fytyra te vrerosura pushtetaresh dhe ish pushtetaresh po behen gjithnje e me teper evidente.
Fati i Llalles do te jete shume shpejt fati i tyre.