HomeAktualitetBlog

Romeo Kara: Shteti ynë, prokuroria jonë, patriotizmi dhe nderi në të dyja anët e kufirit, përmirren me sukses nga sekseri multidimensional Nuel Kalaj

Romeo Kara: Shteti ynë, prokuroria jonë, patriotizmi dhe nderi në të dyja anët e kufirit, përmirren me sukses nga sekseri multidimensional Nuel Kalaj

Nga Av. Romeo Kara

Shteti yne, prokuroria jone, patriotizmi dhe nderi ne të dyja anet e kufirit, permirren me sukses nga sekseri multidimensional Nuel Kalaj.

Edhe vete festa e pavaresise, eshte permjerre me sukses nga kjo foto karshilliku e Nuel Kalajt.

Kjo foto flet qarte për pavaresine dhe paprekshmerine absolute te Nuelit dhe njekohesisht na provon, se jemi larg clirimit nga krimi. Tjeter simbolike, kjo foto e bere me 28 Nentor 2018, nuk ka.

Nese Nueli eshte kaq i paprekshem, mendoni si eshte ustai i tij Berisha.

Fatkeqesisht ky eshte realiteti dhe duhet t’a pranojme.

Rri e vegjeton prej me shume se nje viti Arta Marku ne “kullen e barit” te prokurorise, duke u marre vetem me procesin e rizgjedhjes se saj si kryeprokurore e pergjithshme apo e SPAK-ut.

Me plot bindje them se as zhurmen dhe tymin e parlamentit nuk e meriton, biles as çizmen e Monikes gjithashtu.

Kjo foto e Nuelit eshte turpi i Haradinajt, Arta Markut dhe gjithe politikes shqiptare.

Kjo foto flet per mosfunksionim total të drejtesise ne Shqiperi e Kosove dhe aty ku drejtesia nuk funksionon, partite politike dhe shteti jane thjesht banda kriminale.

Kjo foto eshte karshillik per ata shqiptare qe aspirojne per drejtesi.