HomeAktualitet

“Rrënjët po ju thërrasin”! Nga Skënderbeu te Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

“Rrënjët po ju thërrasin”! Nga Skënderbeu te Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës promovon Samitin e IV të Diasporës.

Në videon e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Jeronim De Rada dhe figura të rëndërishme që kanë kontribuuar në formimin e Shtetit shqiptar.