HomeBota

Rritet numri i viktimave, Turqia jep alarm për ndihmë urgjente ndërkombëtare, SHBA reagon me shpejtësi

Rritet numri i viktimave, Turqia jep alarm për ndihmë urgjente ndërkombëtare, SHBA reagon me shpejtësi

Është rritur numri i vikamave si pasojë e tërmetit shkatërrues në zonën juglindore të Turqisë, që ka prekur edhe veriun e Sirisë.

Deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 300 persona, dhe shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Tërmeti ishte më i fuqishme i shekullit të fundit, duke kaluar edhe atë të vitit 1999 në Marmara, 7.4 Rihter, ndërsa i sotme ishte 7.8 Rihter.

Turqia ka lëshuar alarmin për ndihmë urgjente ndërkombëtare, ndërsa e para e cila është treguar e gatshme ka qenë SHBA-ja.

Presidenti, Recep Tayip Erdogan ka reaguar duke u shprehur se vendi do ta kalojë këtë fatkeqësi me minimumin e dëmeve.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan shkruan se SHBA është e thellësisht e shqetësuar nga ky tërmet dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar nga tërmeti shkatërrues i sotëm në Turqi dhe Siri. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkruan ai.