HomeAktualitetHumor

Rrjeti shpërthen pas arrestimit të ish-deputetëve socialist, në PD pllakos heshtja…?! (Foto)

Rrjeti shpërthen pas arrestimit të ish-deputetëve socialist, në PD pllakos heshtja…?! (Foto)

Arrestimi i dy ish-deputetëve socialist Arben Çuko dhe Arben Ndoka ka ardhur si rrufe në qiell të hapur. Në fakt, një paralajmërim e kishte dhënë vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pak ditë më parë, ai deklaroi në krah të shefit të policisë gjermane, se mediat duhet t’u qendrojnë afër zëdhënasve të tij, se do ketë lajme interesante.

Deklarata e Xhafajt u prit me skepticizëm dhe me humor, pasi të gjithëve iu shkuan ndër mend deklaratat e Adriatik Llallës, që çdo vit paralajmëronte surpriza në shtator. Por, Xhafaj e ka pasur seriozisht.

Ajo që të bën përshtypje, është heshtja e PD-së pas arrestimit të dy socialistëve. Të vetmit që kanë folur, kanë qenë Sali Berisha dhe “viktima” e Arben Ndokës, Gent Strazimiri.

Por, këto janë reagime të fragmentizuara dhe jo qendrime zyrtare të PD-së. Ndoshta PD mendon se kemi të bëjmë thjesht me një shou! Ose ndoshta ka diçka tjetër në këtë mes dhe i ka kapur frika edhe ata!