HomeBlog

“Rrugë tjetër nuk ka”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e trazirave në protesta dhe jep mesazhin e fuqishëm: Ja çfarë duan mëkatarët e djeshëm!

“Rrugë tjetër nuk ka”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e trazirave në protesta dhe jep mesazhin e fuqishëm: Ja çfarë duan mëkatarët e djeshëm!

Avokati i njohur Romeo Kara ka reaguar pas intervistës së pedagogut Rezart Prifti, ku ky i fundit duke folur për pjesëmarrjen nga të rinjtë në protesta, u shpreh se këta vijnë nga getot.

“Këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit”, është shprehur pedagogu. Mirëpo juristi Kara e ka kundërshtuar këtë deklaratë duke thënë se nuk janë llum të papunët dhe të rinjtë pa te ardhme, por lluksi i ngritur mbi krim. “Protesta duhej të digjte jo bizneset e vogla, por Versajen Shqiptare qe simbolizohet me Gjirin e Lalzit”, shton më tej juristi.

Postimi i Romeo Karës

Nuk jane llum te papunet dhe te rinjte pa te ardhme, por lluksi i ngritur mbi krim, qeverisja oligarkike dhe sistemi shfrytezues qeverises.

Llumi i vertete eshte shkaku i gjendjes se mijera të rinjve qe jane të pashkolle e të papune, edhe pse ai shkak vegjeton në lluks të shfrenuar dhe shkelqim të rreme.

Protestuesit mund të jene perdorur dhe kjo gje eshte e pashmangshme, por nese zemerimi i tyre nuk do t’i drejtohej pronave te qytetareve private e të pafajshem, e cileve iu rrenuan dyqanet dhe bizneset, padyshim qe protesta do mbeshtetej nga shumica e popullit.

Protesta duhej të digjte jo bizneset e vogla, por Versajen Shqiptare qe simbolizohet me Gjirin e Lalzit.

Protesta duhej t’i tregonte dhembet Bastijes Shqiptare, qe eshte parlamenti dhe qeveria dhe të cilat simbolizojne shkakun e fatkeqesive tona.

Ata qe e instrumentalizuan protesten, jane pikerisht mekataret e djeshem, të cilet duan revansh por jo drejtesi dhe në kete aspekt jane në unitet në qeverine e cila eshte pikerisht mekatari i sotem.

Politika e djeshme dhe e sotme, nuk e duan kurrsesi shtetin e se drejtes, ballafaqimin me drejtesine dhe larjen e hesapeve me të. Pikerisht kerkesa për drejtesi duhet të ishte dhe të jete motoja kryesore e protestes.

Vetem drejtesia në të gjitha aspektet e saj eshte zgjidhja e shumepritur dhe për kete le të degjojme ate qe shpirti e kerkon larg megafonave partiake.

Versaja dhe Bastija Shqiptare duhet të perballen me zemerimin popullor.

Rruge tjeter nuk ka.