HomeDebat

Ruçi: Jemi në testim! BE kërkon arrestime në nivele të larta

Ruçi: Jemi në testim! BE kërkon arrestime në nivele të larta

Në konferencën e tij të parë për shtyp pas konkluzioneve të Këshillit të BE-së për negociatat me Shqipërinë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka vlerësuar këtë si një vendim që na afron më pranë familjes europiane.

“Të kesh datë konkrete, dhe të hapësh procesin përgatitor është arritja më e rëndësishme në rrugën drejt Evropës.

Ruçi është shprehur gjithashtu se, me vendimin e marrë, europianët kanë vlerësuar Reformën në Drejtësi që ka ndërmarrë Shqipëria, reformë e cila tashmë duhet të gjejë zbatim me ritme të shpejta.

Sipas tij, tashmë qeveria dhe opozita së bashku janë në testim, ndërsa Këshilli i BE-së kërkoi realizim të shpejtë të Reformës në Drejtësi, ngritjen e SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.