HomeAktualitet

Rusia hakmerret ndaj Europës, merr vendimin drastik për 36 shtete, mes tyre edhe Shqipëria

Rusia hakmerret ndaj Europës, merr vendimin drastik për 36 shtete, mes tyre edhe Shqipëria

Ndërkohë që Perëndimi është duke e ndëshkuar me sanksione, nuk ka vonuar as përgjigjja e Vladimir Putin.

Rusia ka vendosur që të mbyll hapësirën ajrore për 36 vende – përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Francën, deklaron zyrtarisht Agjencia Federale e Transportit Ajror.

Agjencia Interfax thotë se vendet e prekura nga kjo masë janë: Austria, Shqipëria, Anguilla (territor britanik përtej detit), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroer ), Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni