HomeAktualitetDebat

Sa është i vërtetë lajmi se hajduti i votave Beleri renditet i treti në mes të 7 deputetëve të Micotaqit

Sa është i vërtetë lajmi se hajduti i votave Beleri  renditet i treti në mes të 7 deputetëve të Micotaqit

Numërimi i votave për zgjedhjet europarlamentare në Greqi ka shkuar në 87%. Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.

Kandidati i tretë më i votuar sipas mediave për Nea Demokracia, pretendohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

Por sa i vërtetë është lajmi kur për momentin, sipas mediave greke deri në 22:47 për deputet janë numëruar vetëm 22% e votave pra nuk ka asnjë provë që me kaq votat të numëruara të shpallet si fitues trafikanti, hajduti dhe terroristi Beleri.