HomeDebat

Sa gjynah për ato që pëfaqëson! I veshur me euro dhe dollarë: Kllouni deputet Sula në Kuvend mbulon deputet me banknota fallco (Video)

Sa gjynah për ato që pëfaqëson!  I veshur me euro dhe dollarë: Kllouni deputet Sula në Kuvend mbulon deputet me banknota fallco (Video)

Teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, deputeti demokrat Dash Sula u shfaq në Kuvend me një veshje ndryshe.

I veshur me një xhaketë të mbuluar me euro dhe dollarë, Sula tha se kjo veshje është një mesazh kundër kthimit të basteve online.

Ai u tha gazetarëve se pasi pastruan lekët e pista në ndërtimin, kjo qeveri po kthen bastet online që të bëjnë pastrimin e parave.

“Sepse para 10 vitesh u kujtohet deklarata e fortë e mazhorancës dhe kryq ë tha do i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave në kullat e ndërtuara dhe krimi i organizuar trafiqet e kokainës që të investoheshin në ndërtim, janë 50 mijë apartamente të pashituara, tani pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e llotove bixhozit dhe do justifikojnë paratë politikanët dhe krerët e grupeve kriminale”, tha Sula.

Në sallën plenare Sula u pa duke hedhur euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë. Për kët¨duhet të merret i pandehur se ku i ka gjetur dollarët fallco me shumicë.