HomeAktualitetDebat

“Sa herë që Iliri lajthit, Luli thjesht ha përshesh”! Edi Rama ironizon e tallet me kërcënimet e Metës

“Sa herë që Iliri lajthit, Luli thjesht ha përshesh”! Edi Rama ironizon e tallet me kërcënimet  e Metës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas kërcënimeve dhe deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëroi se do të ketë veprime të paimagjinueshme nëse vidhen votat për zgjedhje.

Rama ka ironizuar deklaratat e tij duke thënë se sa herë që Meta ulërit e bën më të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës.

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjeshtë ha përshesh!” shkruan Rama.