HomeBlog

“Safeti” i KLP-së Olger Eminaj u harbua edhe me një punonjëse të burgjeve! prokurori që u vë prangat zonjave dhe u nxjerrë organin gjenital: SPAK në dilemë për t’a arrestuar

“Safeti” i KLP-së Olger Eminaj u harbua edhe me një punonjëse të burgjeve! prokurori që u vë prangat zonjave dhe u nxjerrë organin gjenital: SPAK në dilemë për t’a arrestuar

Nga Elton Qyno

Sapo pashë një material investigativ të publikuar nga emisioni “Stop”, ku kolegu Genci Angjellari dhe drejtuesi i emisionit Saimir Kodra, i paraqitën shqiptarëve Këshillin e Lartë të Burdellit.

Një duartrokitje profesionale për guximin dhe trajtimin me kurajo të rastit.

Megjithëse si gazetar hulumtues mbi çeshtjet e prokurorisë, ndjej xhelozi profesionale që një skandal të tillë nuk arritëm ta zbulojmë ne gazetarët e derës së SPAK.

E marr me mend se sa shumë ndërhyrje, oferta, intimidime dhe presione, mund të keni pasur gjatë përgatitjes me korektësi të këtij materiali.

Por në materialin që ju publikuat dhe ja treguar shqiptarëve, tregoi qartë se cënimi i besimit të publikut, (që këta gjoja e kanë me shumë merak), jo vetëm që u shkel dhe u nëpërkëmb, por në këtë rast u përdhunua nga zyrat e shtetit, nga zyrat e kupolës së drejtimit të Prokurorisë Shqiptare, aty ku emërohen dhe shkarkohen prokurorë, aty ku zgjidhet kreu i SPAK, aty ku bëhen politika penale dhe konstruktive mbi qasjen e sistemit të drejtësisë me qytetarin, e pordhë me rrigon nga këto.

Materiali tregoi se media nuk kishte për qëllim ndryshimin e perceptimit të publikut për organet e pseudo drejtësisë së re, (siç e kanë zakon të thonë këta) por dhënien e një të vërtete ulëritëse.

Një të vërtete, që siç mësova më vonë, shumë persona u përpoqën ta mbyllin, duke u impenjuar maç, e muç, e deri tek “Ajka e Drejtesisë”, që po lufton krimin dhe korrupsionin.

Anëtari i KLP-së, donte të ndërzehej në zyrë me qyetaren ankuese. Madje kërkonte pranga, kamzhikë dhe Viagra, se ashtu e kishte zakon që nga koha e vjetër edhe me një punonjëse burgu të Korçës, të cilës ja mbylli dosjen.

Një situatë apokaliptike në drejtësi. Dhe të mendosh se kush emëron nivelin më të lartë të prokurorëve. Disave u zë e mira sytë dhe nuk e dinë çfarë bëjnë.

Ja kjo është historia dhe e vërteta që organet e drejtësisë në Shqipëri, janë kthyer në “ishuj privatë” të X-it, Ypsilonit, Enverit dhe Ramizit, dhe këta individë mendojnë se bëjnë gjithçka me jetën e njerëzve.

Kjo është prova që tashmë organet e Drejtësisë të meren me organet e anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, pasi praktikat ligjore i kanë të qartë që nga gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, Guximtar Ɓoçin, e deri tek Safet Gjici.

Tashmë, SPAK ndodhet në dilemën e madhe nëse do arijë të vendosi masë sigurimi për anëtarin e KLP-së në ditët në vijim apo jo?

Anëtari i KLP-së gjate bisedes kerkonte pranga, te shohim a do ia servirë prangat Drejtesia qe ai promovoi dhe votoi.