HomeAktualitetDebat

Sahit Dollapi, “dora” e Berishës që po seleksionon kandidaturat; “plaku i SHQUP” nuk ka besim tek Luli, Genci e Besniku

Sahit Dollapi, “dora” e Berishës që po seleksionon kandidaturat; “plaku i SHQUP” nuk ka besim tek Luli, Genci e Besniku

Komisioni “Ruli”, që siç është thënë, do të përzgjedhë kandidaturat e PD për deputetë, ishte lejfenizëm i modelit “zbatimi vijës së masave”; sepse faktet po tregojnë, që si përherë, po zbatohet “vija klienteliste” e kupolës së SHQUP, ndërsa komisioni është fasadë.

Prova më e qartë, është ky fakt: Afro 1 muaj më parë, kaloi në heshtje, deklarata e anëtares së komisionit, Enriketa Papa, transmetuar në “TV-Ulaj” e cila tha: – Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave po ndihmohet e mbikëqyret nga Sahit Dollapi e Ervin Minarolli.

Redaksia “Pamfleti”, u interesua dhe mësoi, se Sahit Dollapi, jo vetëm është bërë pjesë e përzgjedhjes së kandidaturave me fuqi të plotë brenda komisionit, por po komandon krejt procesin, duke i përdorur 5 anëtarët Ruli, Marku, Nishani, Mustafaj e Papa… si sekretarë.

Sipas vendimit të përbashkët Kryesi-Këshill Kombëtar i PD, Sahit Dollapi nuk është miratuar anëtar i komisionit “Ruli”; mirëpo, sipas burimeve nga SHQUP, është vendosur nga Sali Berisha, me argumentin se “ka njohje të profileve intetelektuale të partisë.

Dy ditë pas caktimit të Dollapit; në komisionin “Ruli” u caktua dhe Ervin Minarolli, që sipas burimeve nga SHQUP, është vendosur nga Lulzim Basha, me argumentin se “ka aftësi për të përzgjedhur vlera intelektuale”.

Tashmë e dinë të gjithë në PD, se Sahit Dollapi është “fuqia” kryesore, që bën seleksionimet dhe harton listat e kandidatëve për deputetë prandaj dhe krerët e rretheve e vetë të kandidatuarit, komunikojnë vetëm me Dollapin.

Duke qenë se zgjedhjet 2021, janë nyja përcaktuese, për ekzistencën e klanit të vjetër në krye të PD me mandat deputeti, duket se procesin e hartimit të listës e ka marrë në dorë vetë “usta” Berisha.

Ndaj ka ndërhyrë për të bërë drejtues “de facto” të komsionit, tropojanin Sahit Dollapi të CEZ e UKT; mbasi nuk ka besim tek tropojani Besnik, që shpesh i ka bërë “lojëra” pas shpine; e sidomos tek Genc Ruli, që e ka tradhëtuar 3 herë.

Fakti, që seleksionimin formal për show dhe listat reale po i bën Berisha me “të fortët” dhe të besuarit e tij; tregon se “plaku i SHQUP” nuk ka besim as tek Lulzim Basha, “djali” që po ia dredh në pazar me Ramën, për ta spostuar përfundimisht nga komanda e PD.

Edhe një fakt/ Pas letrës së Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, drejtuar kryetarëve të PD, PS, LSI; për të mos futur në listat parlamentare kontigjente kriminale e korrupsioni; Sali Berisha është përfshirë nga paniku, se nuk do mund të bëjë dot deputetë ata që i duhen./Pamfleti