HomeAktualitet

Saimir Tahiri festë për datëlindjen, i ulet në gjunjë dhe i këndon të birit! (Video)

Saimir Tahiri festë për datëlindjen, i ulet në gjunjë dhe i këndon të birit! (Video)

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka festuar 39 vjetorin e lindjes në praninë e njerëzve të tij më të dashur.

Ai ka organizuar një festë, ku ka mbledhur miqtë dhe familjarët në një nga lokalet e kryeqytetit.

Pjesë e kësaj feste kanë qenë këngëtarët Sidrit Bejleri, Eneida Tarifa dhe Eranda Libohova, por atyre u është bashkuar duke kënduar edhe vetë ish ministri.

Momenti i veçantë ka qenë kur Saimiri është ulur në gjunjë dhe i ka kënduar djalit të tij Drinit.