HomeAktualitet

Saimir Tahiri mjeshtër i urimeve: “Është e jona Shqipëria”! (Video)

Saimir Tahiri mjeshtër i urimeve: “Është e jona Shqipëria”! (Video)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse tashmë është larg politikës dhe i hetuar nga Prokuroria shqiptare në lidhje me trafikun e drogës, sot ka zgjedhur një video për të uruar shqiptarët në festën e flamurit.

Tahiri ka uruar në rrjetin social “Facebook” 28 nëntorin më një këngë të kënduar nga Golik Jaupi, në një takim ku ish-ministri ka zhvilluar kohë më parë në Progonat të Tepelenës.

Ai iu këndon burrave të zonës, ndërsa prezent është edhe vetë Tahiri.

“Eshte e jona Shqiperia ?????? Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”, shkruan Tahiri në përshkrimin që shoqëron videon.

Eshte e jona Shqiperia ?????? Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime

Publiée par Saimir Tahiri sur Mercredi 28 novembre 2018