HomeAktualitetDebat

Saimir Tahiri nuk kursen askënd: Donit kurban me pretekstin e “drejtësisë së blerë”, po harruat Berishën e Bashën ku hante gurabiet e Monikës tek shtëpia Metës së “bllokut të kuq”

Saimir Tahiri nuk kursen askënd: Donit kurban me pretekstin e “drejtësisë së blerë”, po harruat Berishën e Bashën ku hante gurabiet e Monikës tek shtëpia Metës së “bllokut të kuq”

Në daljen për media, Saimir Tahiri nuk ka kursyer askënd, duke hedhur një sërë akuzash ndaj politikës, ambasadave dhe medias.

Ish- ministri i është përgjigjur akuzave të hedhura nga aktorë të ndryshëm të opozitës duke nënvizuar ngjarjet ku janë implikuar ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta.

“Unë nuk jam Lulzim Basha, kriminel ordiner që vodhi e vrau bashkë me Berishën, dhe nuk janë hetuar, nuk janë gjykuar e nuk janë dënuar.

Dalin e thonë se Edi Rama po mbyll hetimin për mua që pika nuk iu bie. 

Nuk e dinë që drejtësia e blerë për mua, qoftë dhe nga Edi Rama, është më keq se çdo dënim.

Por unë nuk e kam të largët dhe as shqiptarët nuk e kanë të largët natën kur Luli me Saliun i shkuan në shtëpi Metës dhe tallnin dhe gurabijen me popullin duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika”, tha Tahiri.