HomeAktualitetKronike

Sali Berisha “ekzekuton” mikun e ngushtë të Metës pronarin e Fondacionit Besa!

Sali Berisha “ekzekuton” mikun e ngushtë të Metës pronarin e Fondacionit Besa!

Sali Berisha ka postuar një lajm “bombe” nga ato qe di vetem ai, në rrjetet sociale ku “dixhitali” i tij lajmeron për një atentat me armë ndaj pronarit të Fondit “Besa”.

“Atentat në autostradën e Durrësit para 30 minutave. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital: Para 30 minutash është bërë një atentat me armë në zonën autostradës së Durrësit një makinë e tipit Porshe furistradë e kanë qëlluar me armë personi është Bajram Muça, pronar i fondit Besa”, shkruan Berisha.

As policia e shtetit dhe me njerëz pranë drejtorit të Fondit Besa nuk e konfirmuan nje lajm te tille, duke treguar qarte bllofin e Berishes.

“Nuk jam fare në atë zonë. Jam shumë mirë. Ndodhem në plazh”, ka deklaruar Muça

Sipas burimeve mësohet se statusi i Berishës është një fake news i pastër, pasi Muça ndodhet prej ditësh me pushime në jug të Shqipërisë.

Policia e Shtetit e mohoi se mund të ketë pasur ndonjë atentat me armë në autostradën e Durrësit.

Ndërsa nuk ka zgjatur as 30 minuta dhe një status i tillë që terrorizoi familjarët e Muçës, dhe vetë ish-kryeministri Berisha e ka fshirë menjëherë postimin nga Facebook, duke konfirmuar se ishte i sajuar.

Nuk është hera e parë që Berisha poston statuse duke ia atribuuar qytetarit dixhital dhe lëshon fake news, lajme të pavërteta që cenojnë integritetin dhe reputacionin e individëve të ndryshëm, siç është edhe rasti i drejtorit të fondacionit Besa.