HomeAktualitetDebat

Sali Berisha ‘firmos ‘peticionin kundër Yuri Kim

Mëngjesin e kësaj të hënë, Ylli Manjani shpërndau një peticion kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.

Ai tha se e kishte firmosur atë dhe ftoi edhe të tjerët që të firmosin.

Dhe e kanë ndjekur plot të marrë, rreth 3 mijë, që mendojnë se mund ta largojnë ambasadoren Kim me peticione online, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur qartë se qendrimet e ambasadores nuk janë personale, por përfaqësojnë Uashingtonin zyrtar.

Dhe normalisht, ata që frymëzojnë peticione të tilla e dinë kaq gjë, por e bëjnë këtë, për të banalizuar debatin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke thënë që edhe Yuri Kim është shpallur “non grata” nga demokratët e Shqipërisë.

Ne ndërkohë, për të treguar se sa “serioz” është ky peticion, hymë dhe pamë emrin e Sali Berishës .

Nuk është çudi që të hyjë edhe ndonjë me emrin Yuri Kim, që të firmosë kundër Yuri Kim!