HomeAktualitet

Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët: Ja në cilin qytet do të zhvillohet “Foltorja”!

Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët: Ja në cilin qytet do të zhvillohet “Foltorja”!

Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Berisha thotë se takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Fierit. Ai i bën thirrje demokratëve t’i bashkohen.

Kujtojmë se Berisha u shpall non-grata nga SHBA me akuzat e korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, ndërsa tani po tenton të rimarrë partinë duke larguar Bashën.

Postimi plotë:

Njoftim!

Diten e martë më datën 21 shtator 2021 do të mbahet ne Fier: “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit të marrin pjesë! Vetem te bashkuar fitojme!