HomeAktualitetKronike

Sali Lushaj në ballë të protestës së dhunshme kundër Unazës së Madhe

Sali Lushaj në ballë të protestës së dhunshme kundër Unazës së Madhe

Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, njeriu që qëllonte me kallashnikov në vitin 1997 për të mbrojtur presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, dhe njeriu që u ngjit mbi tank në vitin 1998, në grushtin e shtetit në vitin 1998, ka qenë sot mes të pranishmëve në protestën e dhunshme para parlamentit.

Përveç Sali Lushajt, mes të pranishmëve dhe organizatorëve të protestës kanë qenë aty edhe persona të dyshimtë.

Ndërkohë edhe në protestat e dhunshme para Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë janë organizuar nga ish-efektivët e Gardës në 21 janar që qëlluan në drejtim të qytetarëve.

Të njohur si “Grupi i zjarrit” në 21 janar kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha që aktualisht drejton PD, ata janë thirrur nga deputetët demokratë për organizimin e protestave.

Prova më e qartë për këtë ishte prania e Alfred Ahmetcenaj, ish- komandant në grupin e zjarrit 21 janar, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Burreli për t’i vënë flakën hyrjes së bashkisë.