HomeAktualitetDebat

Salianji mbush “foltoren” e Korçës, pavarësisht reagimeve të Berishës dhe Nokës

Salianji mbush “foltoren” e Korçës, pavarësisht reagimeve të Berishës dhe Nokës

Siç ishte njoftuar, Ervin Salianji ka zhvilluar takimin e tij në Korçë.

Pavarësisht se strukturave iu ishte bërë presion për të mos qenë pjesëmarrës, siç tregojnë edhe fotot e gazeta TemA-s, me sa duket, demokratët duan të dëgjojnë diçka të re përtej retorikës së Berishës.

Kujtojmë se Berisha dhe Noka janë shprehur se Ervin Salianji ka kaluar vijat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike.

Ky takim i Salianjit në Korçë, vjen pas takimeve të Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit.