HomeAktualitetDosja X

Saliu përçart përkujton 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: E ka keq me sëmundjen e sklerozës, “harron” thirrjen për të mos firmosur “Rambujenë” duke sulmuar “tradhëtarët” Thaçit e Rugovës

Saliu përçart përkujton 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: E ka keq me sëmundjen e sklerozës, “harron” thirrjen për të mos firmosur “Rambujenë” duke sulmuar “tradhëtarët” Thaçit e Rugovës

Ish kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka përkujtuar 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës.

Berisha e ka cilësuar ditë historike për kombin shqiptar ndërhyrjen e NATO-s me kërkesë të ish presidentit amerikan Bill Clinton.

Ish-kryeministri ka shprehur mirnjohjen e tij për Clinton, SHBA, NATO-n dhe vendet anëtare.

Nderkohe qe ish kreu i opozites se asaj kohe Sali Berisha ishte kunder marreveshjes se Rambujese qe sollin dhe intervenimin e NATO-s ne Kosove e çlirimin e saj, duke akuzuar firmataret si tradhetare te kombit.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot dite historike per NATO-n dhe kombin shqiptar!

Te dashur miq, 20 vjet me parë NATO nisi ofensiven ushtarake ajrore ndaj Serbise se Milosheviçit për t’i dhënë fund njehere e pergjithmonë masakrave dhe pushtimit barbar serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

24 Marsi eshte pa dyshim Dita e madhe ne historine e Kosovës dhe Aleances se Atllantikut te Veriut.

Më 24 mars 1999, presidenti Bill Clinton iu drejtua kombit amerikan lidhur me ndërhyrjen e NATO-s kunder Beogradit ne mbrojtje te shqiptareve në Kosovë dhe udhehoqi betejen me te madhe ajrore pas Luftes se Dyte Boterore per çlirimin e saj.