HomeAktualitetDebat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama takohet me Kaja Kallas në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama takohet me Kaja Kallas në Bruksel

Ditën e sotme në Bruksel mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Në vijim të agjendës së tij zyrtare në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi me Kallas.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.