HomeAktualitet

Samiti i NATO-s në Uashington: Rama krah Biden e Stoltenberg (Video)

Samiti i NATO-s në Uashington: Rama krah Biden e Stoltenberg (Video)

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s mbrëmjen e djeshme në Uashington.

Rama ka ndarë në Facebook momentin e pritjes nga presidenti i SHBA, Joe Biden dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në foton familjare, kryeministri Rama shihet në rreshtin e parë, krah Joe Biden dhe Stoltenberg.

Në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington po mbahet edhe samiti treditor i NATO-s, nga 9-11 korrik. Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.