HomeAktualitetKryesore

Sandër Lleshaj tregon nga kanë ardhur b.ombat m.olotov që përdori opozita

Sandër Lleshaj tregon nga kanë ardhur b.ombat m.olotov që përdori opozita

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se Policia ka nisur hetimet ndaj personave që kanë përdorur molotov në protestat e opozitës.

Në emisionin ‘Java’ në RTSH, Lleshaj tha se kishte kryer një sondazh me drejtuesit e policisë dhe asnjëri prej tyre nuk dinte të prodhonte molotov. Ministri shtoi se bombat e molotovit janë financuar dhe transportuar në protestë në mënyrë të drejtëpërdrëjtë dhe të organizuar.

‘Kam bërë disa sondazhe me drejtuesit e policisë. I kam pyetur kush nga ata dinte të bënte molotov dhe asnjëri nuk me tha që dinte. Tani kush nga protestuesit e thjeshtë mund të bëjë molotov?

Molotovi është organizuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Është financuar dhe transportuar në mënyrë të organiozuar. Di që policia ka nisur hetime për personat që i kanë krijuar dhe transportuar’, tha Sandër Lleshaj.