HomeAktualitetKronike

Sandër Lleshi ka një mesazh për gjithë pro.testuesit e dhun.shëm që lënduan policët në protestë dhe për gjuhën e dhunës të përdorur nga politika

Sandër Lleshi ka një mesazh për gjithë pro.testuesit e dhun.shëm që lënduan policët në protestë dhe për gjuhën e dhunës të përdorur nga politika

Policia po paguan një çmim që nuk e meriton. Ajo u godit edhe nga politika ditën e sotme. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brenshmë Sandër Lleshaj teksa vizitoi gjashtë efektivët e plagosur në spital.

“Policia është e tyre dhe mban në uniformë simbolet e shtetit shqiptar. Kush ngre dorë ndaj saj, ngre dorë ndaj interesit të përbashkët.” – tha Lleshaj.

Ai i uroi shërim të shpejtë efektivëve të plagosur nga protestuesit e ‘Unazës’ dhe tha se tolerancën e uniformave blu nuk duhet marrë si dobës.

Lleshaj i bëri apel opozitës të distancohet dhe të përkrahë punën e Policisë së Shtetit në ruajtje të rendit publik.

“Është për të ardhur keq e papranueshme që në një ditë të tille krejt normale të ndodhë një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit.

Sot për fat të keq është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm që në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi policinë e shtetit. Po ashtu forca politike inspirojnë dhunë ndaj policisë së shtetit.

Janë një numër i konsiderueshmë policisësh të dëmtuar. Policia është policia e tyre, mban mbi supe simbole të kombit kush ngre dorën ndaj saj ngre dorën ndaj interesit publik dhe vlerave e simboleve kombëtare.

Përfaqësues politikë të caktuar që mundohen të fitojnë kapital politik të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme, dhe të dalin në mbështetje të policisë” – deklaroi ministri Lleshaj.