HomeAktualitetSport

Sarri thërret sërish Vrionin për finalen e Kupës së Italisë

Sarri thërret sërish Vrionin për finalen e Kupës së Italisë

Xhakomo Vrioni po përjeton ëndrrën e tij me Juventusin. Talenti shqiptar prej kohësh është stërvitur pranë yjeve të “Zonjës së Vjetër” dhe ka pasur mundësinë të mësojë nga sulmues klasi si Ronaldo apo Dibala.

Puna e mirë e shfaqur në stërvitje duket se ka sjellë edhe shpërblimin dhe ka bërë që të bjerë në sytë e Sarrit.

Tekniku i bardhezinjve ka vendosur ta përfshijë në listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për finalen e nesërme të Kupës së Italisë kundër Napolit.

Kjo është ftesa e dytë për Vrionin në listën e ekipit A, teksa një të tillë e mori disa ditë më parë në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Milanit.

Në atë takim Higuain nuk do të ishte i disponueshëm, por as rikthimi i argjentinasit në urdhërat e Sarrit nuk e ka larguar sulmuesin shqiptar nga lista e Juventusit për finalen kundër Napolit.

Me sa duket Sarri ka plane për këtë sezon për Vironin dhe ndoshta mund të shohim edhe debutimin e tij në fushë me fanellën bardhezi përgjatë këtyre dy muajve tejet intensiv “zonjën e vjetër”.