HomeBota

S’do ta besoni se çfarë ka ndodhur me krijuesin e lojës “Balena Blu”

S’do ta besoni se çfarë ka ndodhur me krijuesin e lojës “Balena Blu”

Sfidat vetëvrasëse të balenës blu kanë marrë jetën e 130 adoleshentëve në Rusi.

Këtë javë u konfirmua se Ilya Sidorov, një nga shpikësit e balenës blu, dënohet me tre vjet punë të detyruar në Siberi, në një nga rajonet më të papërshtatshme të botës.

Ilya Sidorov u dënua për drejtimin e një grupi online në të cilin u përpoq të bindte deri në 32 adoleshentë për të dëmtuar veten ose për t’i çuar drejt vetëvrasjes.

Megjithatë, ndikimi që kjo lojë shkaktoi në mendjet e shumë fëmijëve ishte shumë i madh, saqë mori 130 jetë të reja.

Në fakt, dënimi mund të duket i lehtë nëse merret parasysh numri i fëmijëve që vendosën të bëjnë vetëvrasje pas sfidave.